PBSH

Si mundem të shoh filma në eKino ?

Në mënyrë që të shikoni një film në eKino, duhet të regjistroheni tek eBileta.

A janë të gjithë filmat në eKino të vlefshëm gjithmonë ?

Përveç filmave premierë, ata në shfaqje të përhershme në eKino, nuk janë të kufizuar në një datë dhe kohë të caktuar.

A mundem të shoh filma pa u regjistruar tek eBileta ?

Ju nuk do të jeni në gjendje të shikoni një film pa krijuar më parë kredencialet tuaja në eTicket.

A mundem t'i shkarkoj filmat nga eKino ?

Çdo kopje, riprodhim, shkarkim, shpërndarje, dhe / ose përdorim i paautorizuar i filmave që shfaqen në eKino, është rreptësisht i ndaluar dhe i dënueshëm. Shkelja e këtyre kushteve do të dënohet ashpër dhe do t'i referohet gjykatave të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale.

Sa kushton një eBiletë ?

Bileta e eKinos është plotësisht falas. eKino është një platformë e kinemasë virtuale jo-fitimprurëse.

A do të njoftohem para një premiere filmi në eKino ?

Duke krijuar llogarinë tuaj eKino përmes eBiletës, ju mund të përzgjidhni kutinë "Po, Ju lutem më pajtoni për Gazetën". Ju do të merrni njoftim për të gjitha shfaqjet e filmave dhe ngjarjet kulturore të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.

Përse më shfaqet një mesazh që thotë se filmi nuk mund të luhet në rajonin tim ?

Filmat premierë në eKino zakonisht janë të kufizuar në datën, kohën dhe rajonin, në varësi të të drejtat dhe licencat territoriale. Zakonisht filmat mund të luhen në vendet shqipfolëse.

A rishfaqen premierat e filmave në eKino ?

Jo të gjitha premierat riprogramohen. Disa prej tyre shfaqen / shikohen vetëm një herë.

A janë të gjithë filmat në eKino të kufizuar nga rajoni ?

Jo të gjithë filmat që shfaqen në eKino janë të kufizuar nga rajoni. Disa nga shfaqjet e filmave në eKino janë të pakufizuara në datë, kohë dhe rajon.

Filmi ndaloi së luajturi. Çfarë duhet të bëj ?

Ju lutemi rifreskoni dritaren e shfletuesit tuaj të internetit. Nëse filmi nuk fillon, ju lutemi kontrolloni lidhjen tuaj të internetit. Në mënyrë që të luani filmin me rezolucion të lartë, do t'ju duhet një lidhje e shpejtë në internet. Rinisni lidhjen tuaj të internetit dhe provoni përsëri. Filmi duhet të luajë patëmetë.

sq