Kontesha Ljubof Ranefski, pas një mungese pesëvjeçare në Paris, kthehet në zonat rurale ruse, në shtëpinë atërore, me emër për Kopshtin e saj të qershive. Por gjëndja ekonomike e familjes përkeqësohet, askush nuk interesohet për përmirësimin e saj, kështu që prona e dashur e Ljubof nuk vonon dhe del në ankand. Më në fund Kopshti i qershive shitet nën çmim dhe druvarë me sëpata në duar futen aty për të prerë pemët.
Filmi i fundit i regjisorit të famshëm Grek, Michael Cacoyannis, dhe tentativa e parë të ekranizimit të veprës së famshme teatrore me të njëjtin titull të Çehovit.